E ulur pranë Princit William, Osmani merr pjesë në ceremoninë e Earthshot Prize

16:42 | 07 Nëntor 2023
e-ulur-prane-princit-william,-osmani-merr-pjese-ne-ceremonine-e-earthshot-prize

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën ka marrë pjesë në ceremoninë e Earthshot Prize, një nismë global, e krijuar nga Princi Ëilliam për t’i trajtuar disa nga sfidat mjedisore me të cilat përballet planeti.

Në llogarinë e saj në Facebook, Osmani ka publikuar pamje nga ceremonia ku shihet e ulur pranë Princit Ëilliam.

“Isha e nderuar të marrë pjesë në ceremoninë e Earthshot Prize, një nismë frymëzuese globale, e krijuar nga Princi Ëilliam për t’i trajtuar disa nga sfidat mjedisore me të cilat përballet planeti ynë, duke angazhuar potencialin e jashtëzakonshëm të rinisë”, ka shkruar presidentja.

Ajo tutje është zotuar se “së bashku, ne mund të punojmë drejt një të ardhmeje më të qëndrueshme për brezin e ri”.

Komento: