E veshur me komplete të kuqe, Arta Bajrami po duket një zonjë e rëndë

18:35 | 29 Nëntor 2021

Këngëtarja kosovare e cila ka kohë që nuk është aktive në muzikë siç ishte është treguar më shumë aktive në rrjetet sociale.

Këngëtarja nga Prishtina kohët e fundit po merr mjaftueshëm vëmendje me paraqitjet e saj të cilat i tregon edhe në instagram, përcjell ORAinfo.

Ani pse pëlqehet shumë për muzikën që ka prodhuar ndër vite, Arta ka zënë vend në mediat rozë duke u kritikuar shumë për ndryshimet në pamjen e saj të jashtme.

Arta ka bërë shumë ndërhyrje në fytyrë duke u transformuar krejtësisht.

E sot ajo ka publikuar një foto ku shfaqet e veshur me komplete të kuqe e serioze.

Me këtë kombinim të bukur të veshjes me këpuca, ajo po duket një zonjë e rëndë. /ORAinfo/

Komento: