E veshur me të zeza, Kidës i vërehet gjoksi i saj i zbardhuar

22:04 | 06 Mars 2022

Që e vogël ajo është bërë pjesë e skenës muzikore.

Kida është një prej këngëtareve më të dashura dhe më të suksesshme shqiptare.
Këngëtarja këtë kohë mbetet e angazhuar me koncerte në vende të ndryshme dhe një të tillë ka mbajtur në Londër.

Nga atje, Kida po ashtu postoi disa imazhe në llogarinë e saj në Instagram, me dukjen nga performanca e saj e fundit.

Krijuesja e hitit “Edhe sa” shihet e veshur me një trupore me ngjyrë të zezë që ia theksonte linjat joshëse të trupit.

Orhidea Latifi (emri i plotë) përshtati ‘look’-un me makijazh të theksuar me nuanca rozë, ndërsa mbante edhe aksesor ari. Ndërkohë, kujtojmë që projekti i fundit i Kidës është “Mo jo”, që u lansua në dhjetor të vitit 2021.

Ndërsa, këngëtarja po shijon edhe suksesin e albumit të fundit me gjithsej 12 këngë “Orchide”.

Komento: