E zbulojnë mediat spanjolle: Messi ka vendosur të luajë për këtë skuadër

18:30 | 28 Gusht 2020

Largimi i Lionel Messi ka bërë që shumë skuadra të pyesin për të.

Por, sipas mediave spanjolle babai i yllit të Barcelonës i ka informuar PSG-në se cili është vendimi i djalit të tij.

L’Equipe raporton që i ati i Lionel Messi, Jorge e ka informuar Paris Saint-Germain që superylli i Barcelonës ka vendosur që karrierën e tij ta vazhdojë në Manchester City.

Gazeta franceze ka thënë se drejtori sportiv i PSG, Leonardo ka kontaktuar me Jorge Messi dhe për interesin e kamionëve të Francës që djali i tyre të luajë me ekipin francez.

Megjithatë, braziliani ka marrë një përgjigje negative pasi që Jorge i ka thënë atij se Messi ka zgjedhur Pep Guardiolën dhe Manchester Cityn.

Komento: