E zbulojnë shkencëtarët: Yndyra apo sheqeri iu bën të shtoni peshë?

17:14 | 15 Shkurt 2019

Dëshironi të shtoni peshë? Atëherë ndiqenini këtë këshillë.

Sheqeri është produkti që do t’iu bëjë të shtoni peshë në mënyrë më të shpejtë.

Shkencëtarët gjithnjë e më shumë po e shqyrtojnë atë që ndodh brenda trupit tonë kur ne rregullisht marrim në sasi të mëdha sheqerin ose yndyrën.

Në shumë pjesë të botës, të dy përbërësit rrallë hahen vetëm. Merrni shembull “donuts”. Përveç sheqerit, ky ushqim përmban edhe vaj, që e bën atë automatikisht të yndyrshme, transmeton lajmi net.

Por një numër i madh i provave po fillon të sugjerojë që, kur merret veçmas, yndyra nuk kontribuon në shtimin e peshës. Nga ana tjetër, dhjetëra studime tregojnë se vetëm sheqeri lidhet dukshëm me shtimin e peshës.

Aaron Carroll, profesor i pediatrisë në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit të Indianës, e shprehu këtë pohim në librin e fundit, “The Bad Food Bible: Si dhe pse të hani”.

“Ka një gjë që dimë për yndyrnat,” shkroi ai. “Konsumi i yndyrnave nuk shkakton shtim në peshë. Përkundrazi, mund të na ndihmojë të largojmë ca kilogramë”.

Kjo do të thotë se ushqimet si avokado, salmoni dhe arrat duhet t’u lihet vend në dietë.

Komento: