E zbulon studimi, ja si ta kuptoni që dhimbja juaj e kokës vie nga Covidi

23:20 | 19 Dhjetor 2020

Kjo është mënyra e duhur për të kuptuar nëse dhimbja juaj e kokës vie nga Covidi.

Viti 2020, ishte periudha kur gjithçka po zhvillohet jashta normales për shkak të situatës së krijuar me Covid, madje diçka aq e zakonshme sa një dhimbje koke mund të jetë shkak për një alarm.

Mbi të gjitha, studiuesit kanë zbuluar se dhimbjet e kokës janë simptoma më e zakonshme neurologjike e Covidit, shkruan BestLife, përcjell Gazeta Shneta.

Por si mund të bëni dallimin midis një dhimbje koke të rregullt, të mprehtë dhe diçka që lidhet me Covid?

Ndërsa mjekët ende po shikojnë tiparet dalluese të një dhimbje koke Covid, një studim i fundit i botuar në ‘The Journal of Headache and Pain’ hodhi pak dritë mbi këtë temë.

Studiuesit nga Universiteti i Stambollit në Turqi anketuan 3,196 pacientë pa gjendje Covidi dhe 262 pacientë me një diagnozë të konfirmuar Covid në lidhje me simptomat e tyre.

Ata zbuluan se ekzistojnë disa shenja kryesore se dhimbja juaj e kokës është rezultat i Covidit, në krahasim me një gjendje tjetër, si stresi ose migrena.

– Koka juaj duket sikur po pulson

Sipas studiuesve, dhimbjet e kokës Covid “treguan karakteristika të ndryshme si cilësia e pulsimit, shtypjes dhe madje edhe si e goditjes me thikë”.

Dhimbjet e kokës më të lehta shoqëroheshin më rrallë me virusin e fundit.

– Dhimbja juaj e kokës ka zgjatur mbi 72 orë

I njëjti studim zbuloi se dhimbjet e kokës që vazhdojnë për të paktën 72 orë kanë më shumë të ngjarë të jenë rezultat i Covidit.

– Po përjetoni gjithashtu simptoma shqisore ose gastrointestinale

Megjithëse dhimbjet e kokës ndonjëherë paraqiten si një nga simptomat më të hershme të koronavirusit, ekzistojnë dy lloje të tjera të simptomave që shpesh ndjekin shembullin për Covid.

“Dhimbjet e kokës të lidhura me Covid-19 ishin më të lidhura me humbjen e shqisës së nuhatjes dhe shijes si dhe ankesat gastrointestinale”, shpjegon studimi.

– Dhimbja juaj e kokës është rezistente ndaj qetësuesve të dhimbjeve

Ekipi hulumtues vuri në dukje një lidhje midis dhimbjeve të kokës që i rezistojnë efekteve të ilaçeve analgjezike dhe një diagnoze Covid.

Nëse dhimbja juaj e kokës vazhdon pavarësisht trajtimit me analgjezik mund të jetë një shenjë e hershme e koronavirusit.

Komento: