Eden Hazard i jep lajmin e keq fansave të Real Madridit

08:35 | 19 Maj 2020

Fansat e Real Madrid kanë marrë një lajm jo të mirë nga ylli i ekipit.

Eden Hazard është rikthyer në stërvitje me shokët e tij të skuadrës së Real Madridit, por ai pranon se i duhet më shumë punë para se të jetë i gatshëm të kthehet në ndeshje.

Belgu iu nënshtrua një operacioni në kyçin e këmbës në fillim të marsit pasi lëndimit që pësoi ndaj Levante.

Hazard udhëtoi në ShBA për operacionin e tij, pasi dëmtimi i këmbës ishte i ngjashëm me llojin e lëndimeve që pësuan shpesh basketbollistët e NBA, dhe u raportua se mjekët kishin më shumë përvojë në administrimin e një trajtimi të tillë, përcjell lajmi.

“Ndihem shumë mirë që jam përsëri në fushë duke punuar me shokët e mi të ekipit”, i tha Hazard faqes zyrtare të Real Madridit pas seancës të së hënës.

“Tani duhet të presim që të vijnë ndeshjet, por unë jam shumë i lumtur. Pas dy muajve jashtë kam nevojë për më shumë punë fizike dhe më shumë punë me top. Thjesht dua të jem gati për ndeshjen tjetër”.

“Tani stërvitja është më e mirë, ne mund të stërvitemi ashtu si dëshirojmë. Javën e parë ishte pak e çuditshme, por tani mund të stërvitemi përsëri në grupe dhe gjithashtu të sulmojmë portën”, përfundoi ai.

Komento: