Edhe AAK me TV partiak, si Vetëvendosja

15:45 | 18 Tetor 2020

Si Vetëvendosje edhe AAK me TV partiak.

Edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, njëjtë sikur Lëvizja Vetëvendosje, ka nisur transmetimin e televizionit partiak.

E i ftuar i parë i televizionit të këtij subjekti, është deputeti Bekë Berisha, i cili së fundmi edhe u zyrtarizua si kandidat për kryetar të Komunës së Istogut, shkruan Reporteri.net.

Ai në këtë intervistë po flet për jetën e tij dhe aktivitetin e tij politik.

Transmetimi i intervistës me Berishën nisi ‘live’ në faqen zyrtare të AAK-së në rrjetin social Facebook.

Edhe Lëvizja Vetëvendosje, muaj më parë lansoi televizonin e saj partiak, ku deri më tani janë intervistuar figurat kyçe të partisë, përfshirë edhe liderin e saj, Albin Kurtin.

Komento: