Edhe Albulena Haxhiu kërkon zgjedhje, nuk përmend protesta

18:29 | 30 Maj 2020

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e ka kundërshtuar aktgjykimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese.

Haxhiu ka shkruar në Facebook se duan zgjedhje duke mos përmendur protestat.

“Gjykata Kushtetuese na tha se pazaret janë mbi vullnetin e popullit! Por jo, mbi vullnetin e popullit nuk mund të jetë askush prandaj, duam zgjedhje”, ka shkruar ajo.

Lëvizja Vetëvendosje, sot ka mbajtur një konferencë për media, ku kanë paralajmëruar se do të kërkojnë zgjedhje përmes peticionit online.

Sekretarja Organizative, Vlora Haxhimehmedi dhe deputeti i VV’së, Liburn Aliu në këtë konferencë kanë përjashtuar organizimin e protestave si formë për kundërshtim ndaj aktgjykimit të Gjykatës Kushtetutese.

Aliu madje ka thënë se disa iniciativa dhe thirrje për protesta nuk janë organizim i Vetëvendosjes.

“Nuk ka nevojë për protesta njëherë për njëherë, dhe ato iniciativa nuk janë të organizuara nga Lëvizja Vetëvendosje”.

Komento: