Edhe familja Jashari përfundon procesin e regjistrimit

15:33 | 12 Maj 2024
edhe-familja-jashari-perfundon-procesin-e-regjistrimit

Kryefamiljari i familjes Jashari, Rifat Jashari ka pritur stafin e ASK-së për ta kryer Regjistrimin e Popullsisë.

“Familja legjendare, Jashari ,përfunduan me sukses obligimin e tyre qytetar, e gjatë procesit nuk mungoi

mirëpritja nga ana e tyre me ç’rast u falënderuan nga stafi i ASK-së për të cilët ka mbetur edhe shumë

pak kohë deri në përmbylljen e këtij projekti”, shkruan në njoftimin zyrtar të ASK-së.

Njoftimi i plotë i ASK-së, pa ndërhyrje:

Familja Jashari mirëpriti regjistruesit e ASK-së

Kryefamiljari i familjes, z. Rifat Jashari me shumë kënaqësi hapi dyert dhe mirëpriti stafin e ASK-së për ta kryer Regjistrimin e Popullsisë (ReKos2024).

Familja legjendare, Jashari, përfunduan me sukses obligimin e tyre qytetar, e gjatë procesit nuk mungoi mirëpritja nga ana e tyre me ç’rast u falënderuan nga stafi i ASK-së për të cilët ka mbetur edhe shumë pak kohë deri në përmbylljen e këtij projekti.

Komento: