Edhe Fushë Kosova në balotazh – Ja rezultati i sondazhit të fundit

19:56 | 12 Tetor 2025
Edhe Fushë Kosova në balotazh – Ja rezultati i sondazhit të fundit

Sondazhi i fundit i realizuar nga UBO Consulting për emisionin Debat Plus, tregon  se ka pasur një garë interesante sot, në disa komuna të vendit tonë.

Ubo Consulting ka filluar duke i treguar rezultatet e tyre për këto zgjedhje lokale, e sipas tyre, Fushë Kosova do të ketë balotazh në mes Valon Prebrezës dhe Besnik Osmanit.

Sondazhi i tyre thotë që Valon Prebreza prinë me 39,7% dhe pasohet nga Besnik Osmani me 37,9%.

Rrahim Ternava me 21,2%, Vildane Latifi me 0,7% dhe HasanIsmajli me 0,5%.

Komento: