Edhe Kosova i dha rrymë Shqipërisë, kur Bushi ishte këtu, më 2007

21:07 | 04 Janar 2022

Kosova i dha rrymë Shqipërisë, kur Bushi ishte këtu, më 2007.

Ndihma e qeverisë shqiptare bëri që kosovarët të paktën për festa të kenë rrymë mjaftueshëm.

Por edhe Kosova kishte raste kur i doli në ndihmë Shqipërisë, duke e furnizuar me energji elektrike.

Këtë e kujton fare mirë ish-drejtoresha e KEK-ut, Pranvera Dobruna-Kryeziu. E ftuar në Paraditja Informative në KlanKosova FM, ekspertja e energjisë tha se situata aktuale me energjinë ka qenë e pritshme.

Sipas saj, për faktin që është ditur që po dështon ndërtimi i Kosovës së Re ka qenë e parashikuar që do të krijohet një situatë e tillë problematike me rrymë.

Komento: