Edhe ky klub nga Serie A po bëhet pjesë e Superligës Evropiane

09:57 | 20 Prill 2021

Po shtohet edhe një klub në ‘European Super League’, është nga Serie A.

Skuadra e Napolit pritet të jetë klubi i 13-të që do të bëjë gara në kompeticionin e ri ‘European Super League’.

Lajmet nga Italia, thonë se udhëheqësit e Superligës kanë kontaktuar presidentin e klubit italian, De Laurentiis.

De Laurentiis është për ndryshime në futboll, prandaj pritet që shumë shpejtë të pranohet oferta për të luajtur në këtë kompeticion.

Kujtojmë që të dielën në mbrëmje, 12 klube (Chelsea, Manchester City, Manchester United, Liverpool, Arsenal, Tottenham, Real Madrid, Barcelona, Ateltico Madrid, Inter, Juventus, Milan), janë larguar përfundimisht nga Champions League dhe kanë krijuar ‘European Super League’.

Komento: