Edhe ky lojtar bashkohet listës së lëndimeve te Manchester City

00:02 | 26 Shtator 2020

Edhe një tjetër lojtar i bashkohet listës së lëndimeve te skuadra e Manchester Cityt.

Nuk po ndalen telashet për skuadrën e Manchester City.

Skuadra e Manchester City vazhdon të përballet me telashe lidhur me lëndimet e yjeve të skuadrës.

Pas Sergio Aguero, në fazën e sulmit tashmë janë shfaqur probleme edhe për Gabriel Jesus.

‘Goal’ shkruan se braziliani është lojtari që i shtohet listës së emrave të lënduar.

23 vjeçari do të mungojë në tri ndeshjet e ardhshme të Man City, para pauzës së kombëtareve.

Brazili do të luajë në ndeshjet kundër Bolivisë dhe Perusë, dhe pritet që Jesus të kthehet në ato ndeshje.

Komento: