Edhe Man Utd hy në garë për yllin e Milan

22:39 | 04 Qershor 2020

Edhe Man United e do mesfushorin e Milanit.

Pas Man City, edhe Man United e do Bennacerin

Manchester United i është bashkuar PSG-së dhe Manchester City në garën për mesfushorin e Milanit, Ismael Bennacer.

Klauzola e Bennacer është 50 milionë euro, shifër e përballueshme nga të gjitha ekipet në fjalë, andaj pritet ë jetë një verë e zjarrtë.

Edhe pse ekipet fillimisht do të tentojnë të ulin çmimin deri në 30 milionë sipas mediave italiane, Milani ka vendosur që të mos dëgjojë asnjë ofertë përveç çmimit të klauzolës.

Komento: