Edhe nesër ftohtë, parashikimi i motit për fundjavë

21:04 | 07 Prill 2023

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se dita e shtunë parashihet me mot me diell dhe vranësira të çrregullta.

Sipas institutit, temperaturat minimale do të lëvizin rreth zeros, ndërsa maksimalet e ditës do të shënojnë rritje të lehta.

“Në viset e larta minimalet do të ulen rreth -3 gradë Celsius. Të dielën parashihet mot me diell dhe vranësira të cilat në pjesën e dytë të ditës parashihen të sjellin reshje shiu. Temperaturat minimale parashihen të shënojnë rritje ë lehta, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të jenë rreth 10 gradë Celsius. Gjatë këtyre dy ditëve të vikendit parashihet të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-8m/s”, thuhet në njoftim.

Komento: