Edhe një lojtar i Premierligës rezulton pozitiv me koronavirus – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Edhe një lojtar i Premierligës rezulton pozitiv me koronavirus

22:24 | 18 Tetor 2020

Lojtari i Premier Leagues rezulton pozitiv me koronavirus.

Futbollisti i Crystal Palacet, Jordan Ayeë, ka rezultuar pozitiv me koronavirus, njofton “Daily Mail”.

Trajneri i Crystal Palacet, Roy Hodgson, ka konfirmuar testin pozitiv të Ayeëit. Ai kishte rezultuar pozitiv të premten, ndërsa ishte kthyer pas angazhimit me Ganën. Ayeë mungoi në barazimin 1:1 të Crystal Palacet me Brightonin sot.

Ai duhet të vetizolohet për dhjetë ditë.

“Ne duhet të ndjekim rregulloret e Qeverisë dhe Premier Leagues. Ai ishte me Ganën dhe ne nuk ishim shumë të kënaqur të pranonim këtë. Si disa lojtarë tjerë ganezë, besoj se kur ata janë kthyer te klubet kanë rezultuar pozitivë”, ka thënë Hodgson.

Komento: