Edhe një lojtar i Serie rezulton pozitiv me koronavirus

22:42 | 12 Maj 2020

Një tjetër lojtar i Serie A është prekur me koronavirus.

Martin Caceres ka dalë pozitiv në testin për koronavirus, duke iu shtuar listës së lojtarëve të Fiorentinës me këtë sëmundje ngjitëse, sipas mediave në Amerikën Jugore dhe Spanjë.

Fiorentina konfirmoi se tre lojtarë dhe tre anëtarë të stafit kishin dalë pozitiv me koronavirus para se t’i rifillonin stërvitjet ditë më parë, transmeton Express.

Ata janë futur në vetizolim për 14 ditë dhe do të testohen përsëri.

Sipas El Pais në Uruguai dhe gazetës Sport në Spanjë, njëri prej tyre është Caceres.

Përfaqësuesi uruguaian sapo i ka mbushur 33 vjet dhe besohet se nuk ka simptoma.

Ndërkohë, drejtori i përgjithshëm i Fiorentinës, Joe Barone, ka thënë se lojtarët në fjalë janë buzë shërimit nga Covid-19.

Komento: