Edhe një talent tjetër i thotë ‘JO’ Man Unitedit

18:43 | 12 Qershor 2020

Edhe një talent tjetër refuzon Manchester Unitedin.

Manchester United mund të dështojnë sërish në tregun e transferimeve për të siguruar një talent.

‘Djajtë e Kuq’ dimrin e kaluar e humbën në momentin e fundit Erling Haaland, i cili zgjodhi Borussia Dortmundin.

Diçka e njëjtë, skuadrës së Ole Gunnar Solskajer mund t’i ndodh edhe me talentin 16 vjeçar të Birmingham, Jude Bellingham, i cili konsiderohet një nga shpresat më të mëdha në futbollin anglez.

Mesfushori i jashtëzakonshëm ka bërë 36 paraqitje për Birmingham këtë sezon në Championship, duke shënuar katër gola dhe tri asistime.

Përfshirja e Borussia Dortmund, skuadër kjo që njihet për zhvillimin e talenteve, mund të bëjë që Bellingham të vendos për transferimin te skuadra gjermane.

Komento: