Edhe pak muaj ka dasmën, por ja çka thotë tani Blero për martesën – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Edhe pak muaj ka dasmën, por ja çka thotë tani Blero për martesën

13:22 | 01 Qershor 2019

Ja çfarë thotë Blero për martesën

Nëse nuk e mbani në mend, Blerim Muharremi i propozoi martesë të dashurës së tij Afrona Dikës, në një edicion special të emisionit Prive për vitin e ri.

Në Prive Reality, produksioni vendosi ta surprizojë Bleron me praninë e Afronës e cila mori një propozim martese.

Dhe që atëherë kanë kaluar disa vjet, e çifti përfundimisht po e kurorëzojnë fejesën e tyre me martesë.

Dasma do mbahet me 21 shtator në Ranën e Hedhun në Shqipëri, ndërsa këtë të shtune në Prive, Blero tregon detajet e dasmës.

Ndërsa tani që kanë mbetur edhe 3 muaj nga martesa, ai ka një gjë për të thënë:

“Që kur jam ulur në dy gjunj dhe i kam propozuar Afronës, e kam ditur se jam gati”, thotë në njërën nga deklaratat e tij Blero.

Komento: