Edi Rama e Ilir Meta ‘detyrohen’ të shtërngojnë duart në Prishtinë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Edi Rama e Ilir Meta ‘detyrohen’ të shtërngojnë duart në Prishtinë

17:16 | 12 Qershor 2019

Edi Rama e Ilir Meta ‘detyrohen’ të shtrëngojnë duart në Prishtinë, para diplomatit amerikan Palmer.

Situata e ndezur politike në Shqipëri dhe acarimi i marrëdhënieve mes mazhorancës dhe Presidentit Meta, është menaxhuar nga protagonistët e saj, të cilët kanë evituar të shfaqin publikisht në Prishtinë dallimet mes tyre.

Presidenti Meta dhe Kryeministri Rama shtrënguan duart me njëri-tjetrin, në momentin që kreu i qeverisë mbërriti në aktivitetin me rastin e 20-vjetorit të ndërhyrjes ushtarake të NATO-s në Kosovë.

Pak para se të mbërrite Rama, Presidenti Meta po bisedonte me zv/ndihmës sekretarin amerikan të Shtetit, Matthew Palmer, i cili ka qenë një nga zërat më të fortë ndërkombëtarë, për sa i përket krizës politike në Shqipëri.

Shfuqizimi i datës se zgjedhjeve nga Presidenti u komentua nga mazhoranca si zbritje e tij në fushën e betejës politike dhe bërje palë me opozitën.

Mbetet për t’u parë nëse prezenca e të treve sot në Prishtinë, do të shfrytëzohet për një negociatë nën drejtimin e amerikanëve, me qëllim gjetjen e një zgjidhjeje për krizën politike në Shqipëri. /a2news

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!