Edi Rama e quan Lumir Abdixhikun kryetar reformator

18:02 | 25 Mars 2022

Edi Rama takon Lumir Abdixhikun, e quan kryetar reformator.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka pritur në takim kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Ai ka shpërndarë në llogarinë e tij në Facebook foto nga takimi me të parin e LDK-së, ku edhe i ka shprehur mbresat e tij.

“Me kënaqësi zhvilluam sot një bashkëbisedim shumë të hapur e miqësor me kryetarin reformator të LDK-së, Lumir Abdixhiku, dhe delegacionin nga Prishtina”, ka shkruar Rama.

Komento: