Rama reagon për negociatat Kurti-Vuçiç: Të shpresojmë që djalli të mos fshihet në detaje.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri i vendit Edi Rama, ka reaguar pas negociatave në Ohër të Maqedonisë së Veriut, mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, të cilat u zgjatën për rreth 12 orë.
Rama u shpreh se pati një marrëveshje, por nuk kishte nënshkrim. Ndaj, ai shpreson që kjo trë mos jetë një tjetër mashtrim ballkanik.
Postimi:
“Le të shpresojmë që djalli të mos fshihet në detaje sonte dhe që marrëveshja e rënë dakord por e pa nënshkruar të mos jetë një tjetër mashtrim ballkanik! Përndryshe kjo do të ishte një arritje historike që do të shpallte një pranverë të shumëpritur në marrëdhëniet mes dy kombeve më të mëdha të Ballkanit”, shkroi Rama.