Edita Sopjani po martohet, dalin pamjet nga festa e beqarisë

21:27 | 09 Korrik 2021

Edita Sopjani po i jep fund beqarisë.

Javë më parë këngëtarja zbuloi se gjatë muajit korrik do të kurorëzojë lidhjen e saj të dashurisë me martesë, shkruan Reporteri.net.

Ndërsa, sot, Sopjani po feston ditën e fundit si beqare.

Edita ka bërë të ditur se dasma e saj do ketë pak të ftuar, përfshirë vetëm rrethin e ngushtë familjarë dhe shoqërorë, ndërsa të ftuarit do t’i argëtojë këngëtari Afrim Muçiqi.

Komento: