Edita Tahiri: Xhandarmëria serbe në Karaçevë shkeli haptazi territorin e Kosovës

17:23 | 09 Gusht 2020

Edita Tahiri për rastin në Karaçevë: Serbia shkeli haptazi territorin e Kosovës.

Ish-kryenegociatorja në bisedimet Kosovë- Serbi, Edita Tahiri ka kritikuar reagimin e institucioneve të vendit për rastin në Karaçevë me xhandarmerin serbe.

Tahiri tha se reagimi i Qeverisë ishte i zbehtë për rastin në fjalë, transmeton Klan Kosova.

Sipas saj, Serbia shkeli haptazi territorin e Kosovës.

Postimi i saj:

“Përpjekjet sekrete për të prekur kufijtë e Kosovës dështuan. Këto ditë Serbia shkeli haptazi kufirin në Karaçevë. Reagimi i institucioneve ishte i zbehtë, mbeti vetëm në fjalë. Nga zyra e qeverisë nuk mbrohen kufijtë”.

Komento: