Edon Zhegrova ka zgjedhur këtë vend për t’i kaluar pushimet verore

23:09 | 09 Gusht 2020

Lojtari i njohur, Edon Zhegrova tashmë ka filluar pushimet e verës.

Edon Zhegrova i ka nisur pushimet verore.

Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës ditë më parë erdhi në Prishtinë nga Zvicra.

Pas disa ditësh në kryeqytet, Zhegrova ka vendosur të bëjë plazh në bregdetin shqiptar.

Saktësisht, ai po pushon në “Folie Marine”, në jug të Shqipërisë, derisa në “Instagram” shkroi:

“Rikthehem prapë”.

Ndryshe, Zhegrova përkundër një edicioni të mirë me Baselin, është rikthyer te Genku.

Gjatë këtij afati kalimtar veror, ai pritet të ndryshojë skuadër.

Komento: