Edona Llalloshi del me burrin e saj, ja sa bukur duken – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Edona Llalloshi del me burrin e saj, ja sa bukur duken

23:23 | 23 Maj 2019

Si rrallëherë, Edona Llalloshi publikon fotografi me bashkëshortin.

Edona Llalloshi është një nga këngëtaret që pëlqehet shumë nga publiku, e cila numëron një karrierë të gjatë muzikore.

Këngëtarja e hitit “Simpatia” përveç që mban të informuar ndjekësit e saj me projekte dhe koncerte, ajo gjithashtu shpesh publikon edhe fotografi familjare.

Por, ndryshe nga herët e tjera, ku shpesh shohim fëmijët, kësaj radhe këngëtarja ka publikuar një fotografi teksa ka pozuar pranë bashkëshortit të saj.

Edona Llalloshi ka vite që është martuar dhe tashmë ka dy fëmijë, vajzë dhe djalë, Doan dhe Nurin. /GazetaBlic

Komento: