Edona Llaloshi me fjalë emocionuese për Ushtrinë e Kosovës

11:10 | 14 Dhjetor 2018

Edona llaloshi është një nga këngëtarët më të njohura të estradës shqiptare.

Sot shënohet një ditë mjaft e rëndësishme për Kosovën.

Kjo ngase sot pritet të bëhet formimi i Ushtrisë së Kosovës, lajm ky i gëzueshëm për të gjithë ne, shkruan lajmi net.

Këngëtarja, Edona Llalloshi në rrjete sociale ka ndarë me ndjekësit një fotografi të ushtarit, Agim Ramadani-Katana.

“Edhe vetëm një ushtar nga ne nëse mbetet gjallë, që në vendbanimin e parë e ka borxh prapë të bëjë ushtrinë”, janë fjalët e thëna nga Agim Ramadani.

Ndërkohë ky është urimi i Edonës: “Amaneti i Heronjëve – Ushtria e Republikës së Kosovës. 14.12.2018 Urime Shqipëtar kudo që jeni”, ka shkruar Edona.

Komento: