Efi dhe Luizi si ‘maca me miun’, hedhin fjalë të rënda ndaj njëri-tjetrit

11:27 | 22 Prill 2023

Efi për debatet me Luizin: Si nuk ka turp, më ka konsideruar motër.

Në një diskutim me Deamishel, Efi ka folur për raportin e krijuar me Luizin dhe debatet që të dy kanë krijuar.

E prekur nga reagimet e tij, Efi u shpreh se nuk do ta toleroj që pas debateve të harrohet kjo dhe të vazhdojnë komunikimin sërish duke thënë se ajo nuk është si dy ish-banorët Olta dhe Armaldo.

Tutje, ish-konkurrentja e “Përputhen” tha se Luizit duhet t’i vijë turp që të sillet në këtë mënyrë me dikë që e ka konsideruar si motër.

“Unë nuk jam as Olta e as Armaldo që në një moment të qesh në një tjetër të zihesh me mua do të zihesh mbaj distancë të kthej përgjigje ashtu siç e meriton të lutem shumë mos mu afro, për të të përgojuar nuk të përgojoj për aq respekt sa kisha, aq sa kemi kaluar ato momentet e bukura këtu brenda, se rri zihesh me mua dhe pajtohesh prapë nuk ka shanca, si nuk ka turp që e bën këtë ndaj asaj që e krahasuar motër”, u shpreh Efi.

Komento: