Efi me këtë veprim zbuloi sesi është marrëdhënia e saj me Luizin

15:35 | 05 Qershor 2023

Me këtë veprim, Efi zbuloi sesi është marrëdhënia e saj me Luizin.

Një nga dyshet më të pëlqyera brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 2” ka qenë Efi Dhedhes dhe Luiz Ejlli. Por marrëdhënia e tyre shoqërore ndryshoi pas rihyrjes së Efit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Ajo pati disa konflikte me Kiara Titon, të nisura që nga jashtë BB VIP. E tashmë të gjithë po pyesin veten sesi është sot marrëdhënia mes Luizit dhe Efit?

A flasin pas përfundimit të reality show-t? Këtë na e zbuloi dje Efi, e cila postoi një video nga kënga e re e Luizit, si për të treguar mbështetje.

Efi i bëri “tag” Luizit e madje e shoqëroi me një emoji në formë zjarri, si për të thënë: Kënga ishte zjarr.

Kanë hatërmbetje apo janë miq? Me këtë veprim, Efi

Pas përfundimit të BBV, Efi ka qenë më e tërhequr se banorët e tjerë. Nuk dihet nëse ajo do angazhohet në ndonjë projekt televiziv.

Komento: