“Ejani se mbyta djalin” denoncimi i babait për rastin e sotëm në Prishtinë

19:14 | 27 Janar 2021

Një ngjarje e rëndë ndodhi sonte rreth orës 17:00 në Prishtinë.

Babai ka privuar nga jeta djalin e tij në rrugën ‘Ndue Perlleshi’’, teksa me të marrë informatën policia arritën në vendin e ngjarjes.

Por burime të lajmi. net bëjnë të ditur se informacioni për v’rasjen erdhi pikërisht nga i dyshuari për kryerjen e këtij akti, që është vetë babai i Albert Krasniqit.

“Ejani se e v’rava djalin”, theksohet t’u ketë thënë i dyshuari policisë në thirrjen që bëri për të lajmëruar rastin.

Por jo vetëm kaq. Sipas të njëjtave burime, Albert Krasniqi prej disa ditësh ishte në kërkim të policisë, për shkak të raportimit për dh’unë fizike ndaj ish-bashkëshortes, Besa Gashi.

Policia ishin vënë në kërkim të Krasniqit, për shkak të kësaj vepre derisa sonte ngjarja tragjike çoi rastin në një dimension tjetër.

Albert Krasniqi ishte i njohur edhe më parë për organet e rendit, pasi i njëjti kishte pla’gosur reperin nga Shqipëria Noizy në qendër të kryeqytetit, por që rasti ishte zgjidhu më pas me pajtimin e të dy palëve.
Nga Policia e Kosovës sonte deklaruan se tashmë janë duke u hetuar të gjitha rrethanat e këtij rasti dhe se personi i dyshimtë është arrestuar.

Komento: