Ekipi nga Serie A bëhet me trajner të ri

21:37 | 26 Gusht 2020

Ekipi nga Serie A, Genoa bëhet me trajner të ri.

Ashtu siç është pritur, Genoa ka angazhuar për trajner Ronaldo Maran, i cili do të zëvendësojë Davide Nicolan.

Ish trajneri i Cagliarit, së pari duhej të lironte veten nga angazhimet me skuadrën nga Sardenja, dhe tani ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me Genaon.

Nicola, ka qenë trajneri i tretë që ka drejtuar Genoan sezonin e kaluar, duke i shpëtuar nga rënia në Serie B.

Trajneri i ri, Maran, gjatë karrierës së tij ka drejtuar edhe skuadra si Cittadella, Brescia, Bari, Triestina, Vicenza, Varese, Catania, Chievo dhe së fundi Cagliari.

Komento: