Ekonomisti Kadrijaj akuzohen Qeverinë për ngritjen e çmimeve të produkteve bujqësore

17:03 | 12 May 2024
ekonomisti-kadrijaj-akuzohen-qeverine-per-ngritjen-e-cmimeve-te-produkteve-bujqesore

Mustafë Kadrijaj, ekonomist, për ngritjen e çmimeve në produktet bujqësore fajin e ka hedhur tek pushteti aktual.

Kadrijaj duke folur për Front Online thotë se ministrit Faton Peci puna me subvencionet i ka shkuar huq.

“Ky është një tregues më i qartë që Qeveria nuk ka bërë ballë në subvencionet e prodhimit bujqësor në vend dhe gjithë ai trumbetim i ministrit Peci po bie në ujë se nuk e ka rritur qëllimin e vet Ministria me politikat e veta që nuk kanë rezultuar zhvillimore”, u shpreh ai.

Bujqësia në Kosovë nuk ka përparuar si shkak i dështimeve të politikave ekonomike, thotë Kadrijaj.

“Prodhimi vendor nuk e ka plotësuar tregun vendor. Qeveria duhet të rritë theksin më të madh tek subvencionimi i prodhimit vendor tek ai bujqësor për ta plotësuar tregun vendor se ende raportin import-eksport e kemi shumë të lartë edhe pse toka e Kosovës ka kapacitete ta mbulojë tregun vendor por si rezultat i dështimeve politikave ekonomike në  vend, bujqësia s’ka progres”, përfundoi Kadrijaj.

Indeksi i çmimeve të prodhimeve blegtorale ka rritje për 7,3%.

Indeksi i përgjithshëm i prodhimeve bujqësore thuhet se ka rritje për 5,3%, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2023.

“Prodhimet që krijojnë bazë për indeksin e çmimeve të prodhimeve bujqësore janë ndarë në dy grupe kryesore: Prodhimet bimore dhe ato blegtorale. Në kuadër të prodhimeve bimore, çmimet janë grumbulluar për këto grupe: drithëra, bimë foragjere, perime, patate dhe pemë. Në prodhimet blegtorale çmimet janë grumbulluar për blegtorinë dhe prodhimet blegtorale. Në kuadër të blegtorisë, çmimet grumbullohen për katër kategori të kafshëve: gjedhe, dele, derra dhe pula. Këto çmime janë bazuar në peshën e gjallë të kafshëve. Në kuadër të prodhimeve blegtorale e bujqësore çmimet janë grumbulluar për: qumësht, vezë dhe mjaltë. Të gjitha çmimet janë llogaritur në euro dhe njësitë matëse janë në: kg, litër dhe copë”, thuhet në raport.

Komento: