Imer Raci, ekspert i ekonomisë, u shpreh skeptik lidhur me vlerën e papunësisë të cilën e ka proklamuar Lëvizja Vetëvendosje sipas të cilëve papunësia ka vlerën 4% dhe ai thotë se papunësia prej 5% është një normë tipike në vendet e zhvilluara, ku konsiderohet papunësi natyrale. Raci shprehu dyshimin se kjo normë mund të aplikohet në Kosovë, duke qëndruar me vlerën e raportuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, e cila është rreth 11%.
“Papunësia 5% shembull është në vendet e zhvilluara dhe papunësia në 5% quhet papunësi natyrale , Nuk besoj që në Kosovë është kjo vlerë e papunësisë pra qëndroj me vlerën të cilën e ka dhënë ASK-ja për papunësinë që është rreth 11%”, deklaroi Raci.
Ai theksoi se nuk beson se ka një numër të konsiderueshëm njerëzish që janë të papunë për shkak të lëvizjes në kërkim të vendeve të reja të punës, duke sugjeruar se situata e papunësisë në vend është më komplekse se sa sugjerohet nga shifrat e ulëta.
“ Nuk besoj se qëndron kjo vlerë për arsye e papunësia 5% në Kosovë nuk mund të jetë sepse unë nuk besoj që ka njerëz të cilët janë të papunë për shkak të lëvizjes që e bëjnë në vendet e reja të punës”, tha Raci për FrontOnline.