EKSKLUZIVE: Keqtrajtimi i 3 vjeçarit në një çerdhe në Fushë Kosovë, kjo është aktakuza ndaj dy të dyshuarve

10:09 | 09 Tetor 2023
ekskluzive:-keqtrajtimi-i-3-vjecarit-ne-nje-cerdhe-ne-fushe-kosove,-kjo-eshte-aktakuza-ndaj-dy-te-dyshuarve

Një fëmijë 3-vjeçar ishte rrahur para tri javë tek çerdheja shtetërore “Gëzimi Ynë” në Fushë Kosovë. Në pamjet e publikuara nga ambientet shihej voglushi teksa tërhiqet zvarrë nga mësueset. Front Online ka siguruar një pjesë të së aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë që rëndon ndaj Naime Muses në rolin e edukatores dhe Nexhimije Hysenit në atë të kuzhinieres në këtë institucion parashkollor.

Sipas aktakuzës së siguruar nga Front Online, Naime Musa dhe Nexhimije Hyseni më 15 shtator të vitit 2023 rreth orës 8:15 deri në orën 09:00, në cilësinë e personave zyrtarë e kanë keqtrajtuar vogëlushin tre vjeçar (emër i njohur për redaksinë).

Fillimisht Naime Musa e tërheq zvarr për krahu deri tek tavolina e ushqimit dhe tenton ta ulë me fëmijët e tjerë. Në pamundësi për ta kryer veprimin, asaj shkon i ndihmon edhe e pandehura tjetër Nexhmije Hyseni, e cila e ngre lart dhe e çon tek banjo e kopshtit.

Me këtë, sipas Prokurorisë, të dyja akuzohen se veç e veç kanë kryer veprën penale keqtrajtim gjatë trajtimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike nga neni 195 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Kosovës, raporton Front Online.

Mbi to rëndon edhe akuza se kanë kryer veprën penale lëndim i lehtë trupor.

Kjo meqë vogëlushi siç është konfirmuar nga eksperti i mjekësisë ligjore ka pësuar dëmtim të përkohshëm si pasojë e veprimeve të dy zyrtarëve në regjionin ballor, gërvishje të krahut dhe parakrahut të djathtë dhe gjakmbledhje nënlëkurore në pjesën e pasme të kofshës.

Aktakuza e siguruar nga Front Online:

 

Gjykata Themelore në Prishtinë u ka caktuar nga një muaj paraburgim për dy edukatoret  N.M dhe N.H, që dyshohet se kanë keqtrajtuar një 3-vjeçar në një çerdhe në Fushë Kosovë.

Komento: