Ekspertët tregojnë arsyet se pse nuk duhet ta fshehim koronavirusin

15:54 | 20 Korrik 2020

Pse nuk duhet ta fshehim koronavirusin, flasin ekspertët.
Derisa rastet me Covid-19 kanë shënuar rritje të madhe javëve të fundit në Kosovë, edhe diskutimet për të po vazhdojnë.

Muaj më parë nisi debati për atë se për çfarë arsye Kina kishte fshehur virusin korona nga pjesa tjetër e botës.

Pas shumë diskutimeve, OBSH-ja vazhdoi të lavdërojë publikisht Kinën për dhënien e informacioneve për hartën gjenetike të virusit korona.

Mirëpo, regjistrimet e marra nga agjencia e lajmeve “Associated Press” tregojnë se Kina nuk po ndante informacione të mjaftueshme për të vlerësuar rrezikun e paraqitur nga virusi i ri.

Pos kësaj, edhe njerëzit e infektuar vazhduan ta fshehin këtë virus, duke bërë që numri i të infektuarve të rritet në masë të madhe.

E frustrimet ndaj personave që fshihnin këtë virus ishin të mëdha.

Komento: