Ekspertët tregojnë se janë efektive maskat e bëra vetë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Ekspertët tregojnë se janë efektive maskat e bëra vetë

16:09 | 18 Maj 2020

A janë efektive maskat e bëra vetë? Flasin ekspertët.

Kemi muaj tashmë që mbajmë maska dhe doreza.

Tashmë maska është thelbësore për të ecur apo dhe për të shkuar në ambiente ku ka njerëz të tjerë.

Por nga kërkesat e shumta shpesh herë mbetemi pa blerë maska, transmeton Living.

Është gjendur një mënyrë e re t’i bëni maskat vetë! Por a funksionojnë ato njësoj si maskat e farmacisë?

Mjeku Shawn Nasseri, nga Cedars Sinai në Los Angeles, beson se kanë vlera dhe maskat ebëra vet për mbrojtjen nga virusi por gjithmonë ato profesionalet e farmacive janë më të mira.

“Maska e bërë vetë mund të ndihmojnë në mbrojtjen e zonës së hundës dhe gojës, por ato nuk janë aq efektive sa maskat kirurgjikale ose të frymëmarrjes. Materialet dhe sistemet e filtrimit të përdorura për të bërë maska kirurgjikale ose të frymëmarrjes janë ato që i bëjnë ato më efektive sesa maska pambuku që bëni vetë”.

Kathleen Winston, dekan i Kolegjit të Infermierisë në Universitetin e Phoenix, thotë se për tu konsideruar efektive, maskat e veshura nga publiku duhet të plotësojnë këto kritere:
Forma e përshtatshme për të arritur deri në anë të fytyrës

Të kenë disa shtresa

Të lejojnë frymëmarrjen pa kufizime

Të jenë në gjendje të pastrohen dhe të thahen pa dëmtuar ose ndryshuar në formë

Komento: