Eksperti i sigurisë: Të shpeshtohen patrullat policore rreth shkollave

18:45 | 09 Tetor 2023
eksperti-i-sigurise:-te-shpeshtohen-patrullat-policore-rreth-shkollave


Shpeshtim të patrullave policore rreth shkollave gjithandej Kosovës po kërkon eksperti i sigurisë, Drizan Shala.

Kjo pas arrestimit të një të mituri që planifikonte sulm ndaj disa nxënësve të një shkolle të mesme në Pejë.

“Rastet e tilla do të mund të parandaloheshin në afatin më të shpejt kohor”.

Ky lavdëroi punën e policisë që s`lejoi të ndodhte sulmi terrorist.

“Shkollat janë të sigurta, por që kësaj radhe mund të themi që institucionet dhe akterët relevantë kanë ndërmarr veprime adekuate mbrojtëse”, u shpreh Shala për Front Online.

Komento: