Kryetari i partisë Egjiptiane (IRDK), Elbert Krasniqi ka mirëpritur në subjektin e tij anëtaren më të re, Liridona Mustafën.
Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi thotë se Mustafa me ‘njohuritë e saj profesionale dhe vullneti për angazhim, do të na ndihmojnë që përfaqësimi ynë të jetë sa më denjë’.
“Bashkë me këshilltarin politik, Isa Osmani, mirëpritëm Liridona Mustafa, e cila u bashkua në subjektin tonë për të vazhduar rrugëtimin e përbashkët drejt fitores së sigurt. Liridona ka përfunduar studimet themelore në Mbretërinë e Bashkuar dhe master në infermieri dhe ndonëse e re në moshë ka përvojë vendore dhe ndërkombëtare në fushën e infermierisë”, shkruan tutje kreu i IRKD-së.