Eliminimi i Romës nga Europa League ashpër ylli i klubit

00:04 | 07 Gusht 2020

Roma është eliminuar nga gara në Europa League.

Analizë shumë e ashpër e Edin Dzeko, sulmuesi i Romës, pas humbjes 2-0 kundër Sevilla në Europa League, që solli edhe eliminimin e verdhekuqve.

“U zhgënjeva nga gjithçka, ata na hëngrën në teknikë, duke e përgatitur si duhej ndeshjen. Kurrë nuk ishim në lojë. Nuk e di pse goditëm vetëm një here në portën e tyre: ata ishin të rrezikshëm me topa të gjatë, nuk e pamë se ishte e lehtë të luhej nga pas. Ne u përpoqëm që 90 ‘të luanim nga pas dhe kurrë nuk arritëm të gjuajmë dhe rrezikojmë. Nuk e di pse zgjodhëm këtë mënyrë! Nëse e shikojmë këtë ndeshje, na mungon aq shumë për të bërë kërcimin në cilësi, duhet t’i bëjmë vetes shumë pyetje. Të gjithë…”.
“Unë jam këtu për të luajtur. Jam i zhgënjyer, ne nuk kemi zhvilluar një paraqitje të mirë; nuk kemi qenë kurrë në lojë dhe kjo më ka zhgënjyer”.

Komento: