Elita poston video ‘cute’ me Zërin

20:30 | 04 Nëntor 2021

Elita Rudi është njëra ndër mamatë vip më aktive në rrjetet sociale.

Përderisa shumica e mamave të njohura tentojnë t’i mbajnë fëmijët e tyre larg vëmendjes së mediave, Elita bënë pikërisht të kundërtën.

Ajo nuk heziton fare që t’i ndajë me të gjithë ne disa nga momentet më të mira që i përjeton me fëmijët e saj gjatë ditës,përcjell ORAinfo.

Së fundi ajo ka publikuar një video të djalit të saj dhe mund të themi që është videoja më e ëmbël që keni parë së fundi.

Siç duket edhe Zëri i vogël e ka kuptuar që mamaja e tij është shumë e lezetshme pasi që në video shfaqet duke e përqafuar dhe duke e quajtur mamanë e tij ‘cute’ që në shqip do të thotë e lezetshme./ORAinfo/

Komento: