Elita Rudi reagon pas tensioneve në Post Big Brother VIP Kosova, ka dy fjalë për të thënë

16:25 | 22 Mars 2023

“Kam ngel pa fjalë nga pa edukata”, Elita Rudi reagon pas tensioneve në Post BBVK.

Akoma po vazhdon buja e përplasjeve gjatë spektaklit special Post Big Brother VIP Kosova, brenda të cilave u përfshi edhe vet prezantuesja e programit, Elita Rudi.

E kjo e fundit, ka zgjedhur të heshtë gjatë ditës së djeshme, por ka reaguar sot duke sqaruar pozitën e saj në show, derisa ka thënë që punën si moderatore e ka bërë “super”.

Madje, Elita përmes një storie të publikuar në llogarinë e saj të Instagramit, ka thënë se Post BBVK ishte një natë e mbushur me tensione dhe ka pasur momente kur ka mbetur pa fjalë si pasojë e “mos edukatës” të disa prej ish konkurrentëve pjesëmarrës në spektakël.

“Ka ardhur koha me i thënë dy fjalë pas bujës që la ‘Post Big Brother’. Unë jam shumë rehat me mënyrën se si e kam superu programin, dinamikat dhe krejt të tjerat që kanë ndodhur në atë program të gjatë dhe me tensione”, ka qenë një pjesë e reagimit të Elitës.

Komento: