Elvis Hoxha i VV-së: Isa Mustafa ose Avdullai i bëjnë punë Presidentit, nënshkruajnë gjithçka

13:43 | 27 Maj 2020

Këshilltari i Kurtit: Isa Mustafa ose Avdullai i bëjnë punë Presidentit, nënshkruajnë gjithçka.

Elvis Hoxha, këshilltari politik i kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, ka reaguar në lidhje me deklaratën e presidentit të vendit, Hashim Thaçi i cili një ditë më parë tha se nuk ka vullnet që të marr pjesë në proceset negociuese që udhëhiqen nga Miroslav Lajcak. Madje këtu e ka përfshirë edhe Avdullah Hotin e Isa Mustafën.

Siç shkruan ai, presidentit i nevojitej Federica Mogherini, sepse ajo ishte për shkëmbim territoresh.

Hoxha në një postim të tij në rrjetin social Facebook, ka shkruar se presidenti nuk bisedon me Lajçakun, jo sepse ky është prej një vendi që nuk e ka njohur Kosovën, por sepse ky është shprehur kundër shkëmbimit të territoreve.

“Presidenti nuk bisedon me Lajçakun, jo sepse ky është prej një vendi që nuk e ka njohur Kosovën, por sepse ky është shprehur kundër shkëmbimit të territoreve. Presidentit i nevojitej Mogherini, sepse, edhe pse shteti i saj e kishte njohur Kosovën, ajo ishte për shkëmbim territoresh. Presidentit i bën punë Isa Mustafa ose Avdullah Hoti, pasi sipas tij këta janë personat që nënshkruajnë lehtë çdo marrëveshje në dëm të sovranitetit territorial të Kosovës”, ka shkruar Hoxha.

Komento: