Emër i padëgjuar, Koeman befason me transferin e ri të Barcelona

08:30 | 18 Shtator 2020

Ronald Koeman zgjedh përforcimin e ri te Barcelona.

Sergino Dest është në agjendën e Barcelonës.

Largimi i Nelson Semedo vazhdon të jetë një mundësi reale, andaj klubi katalan dëshiron të sjellë një futbollist të ri në krahun e djathtë duke identifikuar yllin e ri të Ajax Amsterdamit, shkruan e përditshmja sportive katalane “Mundo Deportivo”, transmeton lajmi.

Trajneri i ri i Barcelonës, Ronald Koeman njeh mirë kualitetet e Dest duke e ndjekur në Eredivisie te skuadra e Ajaxit.

Dest është futbollist i krahur me tipare shumë sulmuese që ka zgjuar krahasime me Dani Alvesin i cili luajti me shumë sukses te Barcelona nga 2008 deri më 2016.

Komento: