Emër vështirë i theksushëm, ky është emri i vërtetë i Gilit!

13:52 | 09 Qershor 2023

Këngëtarja Gili tregon se si i mbeti ky emër në skenë, dhe jo emri i saj i vërtetë

Këngëtarja Gili është këngëtarja e parë bionde e estradës, gjersa me vite të tëra është etiketuar me nofkën “Xixëllonja”, për shkak të hitit të saj të pavdekshëm po me këtë emër.

Megjithatë, në skenë atë të gjithë e njohin si Gili, dhe pak kush e njeh emrin e saj të vërtetë.

Artistja quhet Fevzie Konushevci – Berani, ndërsa personi i cili ia la emrin Gili ndër vite, duket të ketë qenë motra e saj.

Sipas vet këngëtares, kur ajo ishte e vogël gudulisej shumë dhe shpesh nga motra e saj, dhe si pasojë përfundoi me nofkën Gili, emër i cili do të shënonte përjetësisht karrierën e saj.

Komento: