Emiri i Katarit së shpejti në Kosovë pas ftesës nga Osmani

16:45 | 11 Tetor 2022

Pas ftesës së Osmanit, Emiri i Katarit së shpejti në Kosovë.

Presidentja e Vjosa Osmani ka pritur sot në takim ambasadorin jorezident të Shtetit të Katarit për Kosovë, Ali Bin Hamad Al-Mari, të cilin e falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme nga shteti i Katarit në fusha të ndryshme.

Sipas njoftimit për media bëhet e ditur se me qëllim të forcimit dhe të zhvillimit të mëtejshëm të marrëdhënieve në mes të dy shteteve në fusha të ndryshme, Emiri i Katarit ka pranuar ftesën e Presidentes Osmani për vizitë në Republikën e Kosovës.

Sipas Presidentes Osmani, një vizitë e tillë, padyshim do të jetë e një rëndësie të madhe dhe do t’i forcoj marrëdhëniet ndërmjet të dy shteteve si dhe do të hapë mundësi të reja të bashkëpunimit.

Komento: