Emisari i BE-së takon Petkoviqin, konfirmon se dialogu s’është ndërprerë

15:25 | 30 Qershor 2022

Lajçak takon Petkoviqin, konfirmon se dialogu s’është ndërprerë.

Pas deklaratave të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, se nuk do të ketë më dialog me Kosovën për shkak të një vendimi për reciprocitet nga qeveria kosovare, emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pas takimit që ka pasë me kryenegociatorin e palës serbe, Petar Petkoviq, ka konfirmuar se dialogu është në proces.

“Këtë mëngjes, në takimin me shefin e negociatave, Petar Petkoviq, vazhduam bisedën se cilët hapa janë të nevojshëm tani për dialogun”, ka shkruar Lajçak, derisa është duke qëndruar në vizitë zyrtare në Beograd pas vizitës që pati në Prishtinë.

Komento: