Emisari i Gjermanisë: S’ka plan franko-gjerman, por evropian

18:08 | 16 Nëntor 2022

Sarrazin: S’ka plan franko-gjerman, por evropian.

Emisari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, deklaroi se nuk ka plan franko-gjerman, sa i përket bisedimeve Kosovë-Serbi.

Ai tha se megjithatë, ka plan evropian.

Në intervistën e dhënë për televizionin publik, diplomati Sarrazin u shpreh të jetë i befasuar se përse nga fillimi është quajtur ashtu ky plan.

I pyetur për detaje, ai tha se nuk jep detaje nga ky plan dy faqesh,ndonëse nuk beson se versionet që janë publikuar në media, janë të sakta.

Emisari gjerman thotë se mesazhi i kancelarit Olaf Scholz për Kosovën është që ta dëgjojnë Miroslav Lajçakun, emisarin e BE-së për dialogun, e të jenë më fleksibil. Kur foli për presion ndërkombëtar, Sarrazin tha se presion u bëhet të dyja palëve, si Kosovës ashtu edhe Serbisë.

Komento: