Ende në pritje të vendimit, gjyqtarët e Kushtetueses fillojnë të dalin nga objekti

18:51 | 28 Maj 2020

Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese tashmë kanë filluar të dalin nga objekti.

Gjykata Kushtetuese sot pritet të marr vendimin për të ardhmen politike në vend.

Ndërsa tani gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, nga komunitetet jo shumicë Bajram Latifi shihet teksa del nga objekti.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës e pezulloi përkohësisht zbatimin e dekretit të presidentit Hashim Thaçi për mandatarin e ri për formimin e qeverisë së re Kosovës deri me 29 maj.

Gjykata pritet të qartësojë se a ka të drejtë që partia e dytë në zgjedhjet e 6 tetorit të formojë Qeverinë e re, apo këtë të drejt e gëzon vetëm partia e parë, Lëvizja Vetëvendosje.

Komento: