Engji lanson supër këngën kushtuar kunatave – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Engji lanson supër këngën kushtuar kunatave

19:40 | 21 Qershor 2021

Engjëllusha Salihu vjen me këngë të re.

Këngëtarja e njohur shqiptare, Engjëllusha Salihu, ka prezantuar projektin e ri muzikor.

Ajo pak më parë ka publikuar këngën e re të titulluar “Kunatat”, të cilën e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.

Tekstin e ka shkruar Abaz Selmani, kurse për muzikën dhe orkestrimin është përkujdesur Rrahman Kryeziu.

Engji vjen me një paraqitje të mahnitshme në klip.

Besohet se edhe ky projekt i artistes do pritet mirë nga fansat e publiku.

Salihu po ashtu këtë verë pas një pauze të gjatë do të rikthehet me ahengje muzikore.

Komento: